VENDI

Për mosraportim të pasurisë, Prokuroria në Prizren ngritë aktakuzë ndaj drejtoreshës së Arsimit

Për mosraportim të pasurisë, Prokuroria në Prizren ngritë aktakuzë ndaj drejtoreshës së Arsimit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2021, 13:26

Prokuroria në Prizren ka ngritur sot aktakuzë për mosraportim të pasurisë, për drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prizrenit e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari Mytaher Haskuka.

E pandehura e VV-së në Prizren, Xhemile Thaçi- Vezgishi në cilësinë e Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit si zyrtare e lartë publike, e kualifikuar sipas nenit 1 (par. 1.1.11) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtareve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat Zyrtar, nga data 01.03.2020 deri më datë 31.03.2020, afat i cili është vazhduar deri më 19 qershor 2020, nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare, për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë me ligj të veçantë, edhe pse disa herë ishte njoftuar në lidhje me këtë obligim ligjor, e po ashtu në formularin për deklarim të pasurisë nr. 09000, datë 25.06.2020 edhe pse i dorëzuar me vonesë, nuk i deklaron të ardhurat personale të realizuara nga paga mujore që e ka marr si zyrtare e lartë publike për periudhën raportuese 2019.

“Me këto veprime, e akuzuara Xh.TH.V., ka përmbushur elementet e veprës penale nga neni 430 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e akuzuara të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Prokuroria në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika