LAJME

Për mos respektim të rregullave të trafikut, gjobiten 16 këmbësorë në Prizren

Për mos respektim të rregullave të trafikut, gjobiten 16 këmbësorë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2024, 14:54

Zyra për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë, njofton se Stacioni Policor “ Prizren” nga data 26/02/2024 ka hartuar planin operativ “Këmbësorët” i cili do të jetë në implementim deri me datë 31.03.2024.

Gjatë implementimit të këtij Plani Operativ, nga patrulla policore në terren janë marrë veprime në vetëdijesimi e këmbësorëve në komunikacion për respektimin e rregullave të komunikacionit, duke aplikuar vërejtje por edhe duke shqiptuar vendime për kundërvajtje.

Nga data 26.02.2024 deri me datë 03.03.2024 nga patrulla policore janë shqiptuar gjithsej 32 –Vendime (gjoba) dhe atë ;

-14-Vendime – Ndaj këmbësorëve që nuk kane respektuar rregullat e komunikacionit respektivisht e kalojnë rrugën në vendet ku nuk është e lejuar kalimi;
-18-Vendime –Ndaj shoferëve për mos dhënien e përparësisë këmbësorit i cili është në vendkalim ose hyn në të.

Plani operativ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim jo vetëm nga Stacioni Policor “Prizren”, por edhe nga stacionet policore tjera të rajonit të Prizrenit, thuhet në këtë njoftim.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika