LAJME

Për katër ditë në Kosovë janë vaksinuar afro 90 mijë qytetarë

Për katër ditë në Kosovë janë vaksinuar afro 90 mijë qytetarë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2021, 10:42

Numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 që nga dita e martë deri të premten është 86,625.

Sipas raportit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për rastet me koronavirus dhe numrin e të vaksinuarve, përgjatë së premtes janë marrë 22.245 doza të vaksinës për imunizimin ndaj Covid-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës”, bëhet me dije në raportin 24-orësh të përpiluar nga IKSHPK’ja.

Po ashtu, dita e premte shënon rekord të numrit të të vaksinuarve që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, deri të premten 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të masave të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, ka mundësuar vaksinimin edhe përgjatë të shtunave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika