LAJME

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit realizohet në mënyrë të pavarur ekokardiografia transezofageale

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit realizohet në mënyrë të pavarur ekokardiografia transezofageale
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2026, 12:56

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka shënuar një tjetër sukses në fushën e kardiologjisë, duke realizuar për herë të parë në mënyrë të pavarur procedurën e ekokardiografisë transezofageale (TEE).

Procedura u krye me sukses në Laboratorin e Kateterizimit nga ekipi i mjekëve të Kardiologjisë, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ekipit të Anesteziologjisë. Sipas spitalit, ndërhyrja përfundoi pa asnjë komplikim.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e shërbimeve diagnostike të kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, duke zgjeruar mundësitë për diagnostikim më të saktë dhe trajtim më cilësor të pacientëve.

Nga spitali theksojnë se kjo arritje dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të menaxhmentit dhe stafit profesional për ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe aplikimin e procedurave bashkëkohore në shërbim të pacientëve.

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” ka bërë të ditur se do të vazhdojë investimet në zhvillimin profesional të stafit dhe në zgjerimin e shërbimeve moderne diagnostike e terapeutike, me synim ofrimin e kujdesit shëndetësor sa më cilësor për qytetarët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika