Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, sot për herë të parë u bë i mundur stentimi i arterieve karotide.Kjo arritje u bë e mundur falë bashkëpunimit mes Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe doktorit, Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës në Greqi.
Drejtori i kësaj klinike, Hajriz Rudari ka treguar se si shkoi ky intervenim.“Sot kemi zgjedh tre pacient, të tre të gjinisë mashkullore, janë të moshës së shtyrë mbi 70 vjeçar…Pacienti i parë ku është kryer intervenimi ka qenë 72 vjeçar me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit.





