- Reklama -

Për herë të parë në historinë e Kosovës, një rom propozohet për ministër

Sejnur Veshall, nga komuniteti rom, e ka quajtur historik propozimin e emrit të tij për Ministër të Zhvillimit Rajonal, nga mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme për votimin e Qeverisë Kurti 3

Megjithatë, votimi për formimin e qeverisë së re dështoi, pasi propozimi mori vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, duke mos arritur shumicën e nevojshme për miratim.

- Reklama -

“Një moment historik për komunitetin rom dhe shoqërinë kosovare”

Pas seancës, Sejnur Veshall e ka cilësuar propozimin e tij si një moment historik, jo vetëm për komunitetin rom, por edhe për gjithë shoqërinë kosovare.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës, një rom u propozua për vendimmarrje. Ky është një hap që tregon se barrierat mund të thyhen kur bashkohemi dhe besojmë në të njëjtin ideal,” ka deklaruar Veshall.

Ai shtoi se pavarësisht se qeveria nuk mori votëbesimin, ndjehet i nderuar për mundësinë që i është dhënë.

“Pas fitores së shkurtit, Kryeministri Kurti dhe Kryetari Kinolli më dhanë mundësinë të jem pjesë e Qeverisë së Kosovës – një përgjegjësi dhe nder i madh. Edhe pse qeveria nuk u votua, ky mbetet një moment i rëndësishëm për barazinë dhe përfshirjen e të gjithë qytetarëve, pa dallim,” theksoi ai.

Në fund, Veshall falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij procesi, duke e quajtur këtë një hap drejt një Kosove më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort