LAJME

Për herë të parë në Beograd shënohet pavarësia e Kosovës

Për herë të parë në Beograd shënohet pavarësia e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2023, 08:30

Në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës, në Beograd, për herë të parë shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Këtë ngjarje, përmes rrjetit social Facebook, e bëri të ditur Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj”, shkroi Mustafi.

Më tej bëhet e ditur se përveç përfaqësuesve institucionalë e politikë të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika