Në Mitrovicë të Veriut po mbahet provimi për t’u pajisur me patentë shoferë te Republikës së Kosovës.
Testit i janë nënshtruar 40 persona, të ndarë në 4 grupe. Ky proces vjen pas përfundimit të afatit për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuara nga autoritetet serbe, në ato të autoriteteve të Kosovës.






