• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Për dhjetë muaj ATK-ja inkasoi mbi 12 milionë euro më shumë se planifikimet

tvprizreni by tvprizreni
November 10, 2022
in LAJME, VENDI
0
ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka inkasuar 623 milionë euro për periudhën janar-tetor të këtij viti, që është 12.9 milionë euro më shumë se planifikimi, ose 2.1 për qind.

Krahas tejkalimit të planit, arritje në ATK është duke u bërë edhe mbledhja e borxheve, që për këtë periudhë janë inkasuar më shumë se 111 milionë euro.

Për gjitha këto, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë për Ekonomia Online, se performanca e të hyrave vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fundvit.

Ai ka thënë se progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020.

“Ne tashmë e kemi bërë praktikë që në baza mujore të bëjmë publikimin e të dhënave mbi bazën e të hyrave dhe realizimin e objektivave të Administratës Tatimore të Kosovës në indikatorin e të hyrave tatimore, këtë rast për periudhën 10 mujore ka rezultuar që të kemi tejkalim të planit edhe të rishikuar. Gjithsej të hyrat në këtë periudhë 10 mujore janë 623. 6 milionë euro, që rezulton se nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, atëherë kemi mbi 111 milionë euro të hyra tatimore më tepër, apo 2.1 për qind”, ka thënë Murtezaj.

Murtezaj ka thënë se vazhdojnë ta kenë prioritet dhe mbledhjen e borxheve. Sipas tij, në këtë periudhë dhjetëmujore kanë arritur t’i inkasojnë më shumë se 130 milionë euro.

Ai ka sqaruar se stoku aktual i borxhit është rreth 460 milionë euro.

“Gjithsesi edhe tek mbledhja e borxhit, ne kemi shënuar progres të madh. Në këtë periudhën dhjetë mujore kemi arritur t’i inkasojmë mbi 130 milionë euro, shumë kjo që nëse shihet në raport me vitin paraprak është se gjithsesi ishte një vit shumë i suksesshëm në inkasimin e borxheve, pra kemi një rritje mbi 25 për qind apo 25 milionë euro, dhe në të njëjtën kohë ka edhe administrim të mirë të stokut të borxhit”, ka thënë Murtezaj, teksa ka thënë se stoku i borxhit vazhdon të mbetet i lartë.

“Kemi një stok aktual të borxhit rreth 460 milionë euro, shumë kjo që sigurisht që ne po synojmë që ta zvogëlojmë, mirëpo kemi edhe stok të borxheve të vjetra që kanë krijuar maturitetin e periudhës mbi 6-vjeçare dhe të cilat kërkojnë që të respektohen procedurat tjera juridike ose ligjore, me qëllim të anulimit ose fshirjes së atyre borxheve, që pas zhvillimit të të gjitha procedurave nuk është arritur të mblidhet ai borxh”, u shpreh Murtezaj. /eo

Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
Premium WordPress Themes Download
udemy free download
download huawei firmware
Free Download WordPress Themes
udemy course download free
Previous Post

Vonesa deri në dy muaj për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferë – ankohen qytetarët

Next Post

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tregon për ligjet që pritet të votohen sot

Next Post
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tregon për ligjet që pritet të votohen sot

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tregon për ligjet që pritet të votohen sot

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

March 29, 2023
Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.