LAJME

Për 4 muaj, Policia konfiskoi rreth 500 armë ilegale tek qytetarët

Për 4 muaj, Policia konfiskoi rreth 500 armë ilegale tek qytetarët
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2022, 14:02

Policia e Kosovës gjatë së premtes ka ndaluar tre persona të dyshimtë.

Një në Prishtinë e dy të tjerë janë intervistuar në Kamenicë.

Kjo pasi që të njëjtëve u është gjetur armë dhe municion.

Në rastin e parë është konfiskuar një pistoletë me dhjetë fishekë, ndërsa në të dytin janë sekuestruar dy pistoleta, 5 gëzhoja, 1 pushkë ajrore dhe një fishek, shkruan Front Online.

Por, ky nuk është rasti i vetëm ku Policia e Kosovës ka konfiskuar armë.

Kaq armë e municion u konfiskuan nga policia në 4 muajt e parë të këtij viti

Vetëm brenda katër muajve të vitit 2022, Policia e Kosovës ka konfiskuar 462 armë dhe 6 mijë municione pa leje.

“Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë konfiskuar 462 armë dhe 6 mijë municion pa leje”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për Front Online.

Të pyetur se në cilat rajone të vendit janë konfiksuar më shumë armë, nga Policia nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Por, pse po vazhdojnë qytetarët e vendit të posedojnë armë pa leje?

 

Njohësi i sigurisë tregon se çfarë duhet të bëjë MPB-ja për t’i bindur qytetarët për t’i dorëzuar armët

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka thënë për Front Online se kampanjat e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare nuk kanë arritur t’u ndihmojnë qytetarëve për dorëzimin e armëve.

“Në lidhje me armët ilegale që janë në duart e qytetareve të Kosovës kjo është si rezultat që asnjëherë institucionet nuk kanë pasur mundësi as ato vendore por edhe ndërkombëtare me i asgjësua përmes kampanjave të ndryshme që janë zhvilluar në Kosovë”, është shprehur Shala për Front Online.

Ndërsa, ka treguar se çfarë duhet të bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë drejtim.

“MPB-ja duhet urgjentisht të hartojë një program të thjesht me pak procedura teknike burokratike për të bindur qytetarin që të dorëzojë armën e tij dhe në këmbim të veprimit të merr armën nga shteti duke e futur nën kontroll institucional personin që posedon armën”, ka thënë ai.

Sipas, Shalës masë tjetër që do të ndihmonte në këtë çështje do të ishte edhe shtimi i patrullave në pika të ndryshme.

Ndërsa në anën tjetër masë preventive është shtimi i patrullave në pika të ndryshme duke bërë kontrollime gjithëpërfshirëse në gjetjen e personave që bartin armët ilegale.

Në vitin 2020 janë konfiskuar 1135 armë dhe 32747 municion, kurse vitin e kaluar (2021) janë konfiskuar 1280 armë dhe 42031 copë municion./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika