Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar për rritjen e numrit të rekrutëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës nëpërmjet një video në Facebook.
“Përgjatë këtyre dy viteve kemi shtuar 1836 ushtarë më shumë. Rritje të numrit, armatim modern dhe trajnime adekuate. Ushtria jonë është siguria e atdheut”, ka shkruar Mehaj.
Tutje ai ka treguar edhe për rritjen e numrave të rekrutëve ndër vite.
“Në vitin 2023 do të trajnohen 612 rekrutë të rinj, 316 prej tyre kanë filluar trajnimin bazik”, thonë statistikat e videos.
Në vitin 2021 kanë diplomuar 404 rekrutë, ndërkaq në vitin 2022 është bërë dyfishimi i numrit të të diplomuarve, duke arritur në 820 rekrutë të rinj./RTK/