LAJME

Pensionohet veterani i UÇK-së dhe pajtimtari i palodhur, hoxha i familjes Jashari, Fetah Bekolli

Pensionohet veterani i UÇK-së dhe pajtimtari i palodhur, hoxha i familjes Jashari, Fetah Bekolli
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2022, 21:16

Të mërkuren me një ceremoni të organizuar nga Medreseja “Alaudin” në Prizrenit, është pensionura aktivisti për pajtimin e gjaqeve dhe hoaxha i cili varrosi 58 anëtarët e familjes Jashari në vitin 1998, pasi forcat Serbe, vranë dhe masakruan në luftën e fundit në Kosovë.

Lajmin për pensionimin e tij e bëri të ditur përmës një postimi në facebook, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha.

Postimi i plotë:

Sot me një ceremoni të organizuar nga Medreseja e Prizrenit, u përshëndetëm formalisht me Bacin Fetah, me rastin e pensionimit të tij nga kjo shtëpi e madhe!

Ajo çka i dha atdheut deri sot është e madhe, ajo çka presim ne, është akoma ma e madhe, ngase mjafton vetëm prezenca e tij pran nesh!

E paçim fatin e tij, dalshim faqebardhë e ballëhapur dhe (ashtu si thotë vet baci Fetah) e mshelshim derën e institutcionit ku të pensionohemi me dorë.

Bac, urime e lum ti!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika