Në ditëlindjen e 65-të është pensionuar nga puna, gjjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Dragash, Refki Piraj, ka njoftuar faqja zyrtare e këtij institucioni të drejtësisë.
Ky institucion ka vlerësuar punën e gjyqtarit Piraj dhe përkushtimin e tij ndaj isntitucioneve të drejtësisë ndër vite.
Ndrysh, Refki Piraj, që nga viti 2010 ushtron detyrën e gjyqtarit kur kishte filluar në Gjykatën Komunale në Prizren, kurse nga janari i vitit 2013 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore Prizren – Departamenti Përgjithshëm – Divizioni Penal.






