Home LAJME Pensionohet gjykatësi, Gjimshit Galushi

Pensionohet gjykatësi, Gjimshit Galushi

0
Pensionohet gjykatësi, Gjimshit Galushi

Është pensionuar nga puna, gjjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Gjimshit Galushi, ka njoftuar faqja zyrtare e këtij institucioni të drejtësisë, dhe djali i tij, Denisi, përmes postimeve në rrjete sociale.    ” Ne e vlerësojmë punën e gjyqtarit Galushi, dhe përkushtimin e tij ndaj institucioneve të drejtësisë ndër vite, duke i uruar shëndet dhe fat të mirë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit Ndërsa, djali i tij Denisi ka shkruar “Urime ditëlindjen dhe pensionimin, babi!

Kontributi, puna dhe përkushtimi yt më shumë se 30 vite në Sistemin e Drejtësisë së Kosovës, si Gjykatës, e pastaj mandati pesë vjeçar si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i dha nder, vlerë e krenari vendit dhe qytetit, por më së shumti ty dhe neve si familje, e sidomos në ditën finale të “botimit” të librit tënd jetësor i cili ka qenë në proces për më shumë se 3 dekada dhe, sot, ky libër përplot përgjegjësi emrin e ka – FAQEBARDHËSI. ❤️🏆😊

Urime gjyqtari, dede, bashkëshorti dhe babi më i mirë.

Ishe dhe do të mbetesh krenaria dhe ikona e familjes Galushi.

Qofshim faqebardhë si ti, e ti paq jetë të gjatë e të shëndosh.

Të duam!”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here