LAJME

Pensionohet Dushe Prelvukaj – Vezaj, Universiteti i bënë surprizë!

Pensionohet Dushe Prelvukaj – Vezaj, Universiteti i bënë surprizë!
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2021, 09:22

Sindikata e punonjësve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka organizuar një ndejë të veçantë në shenj respekti dhe mirënjohje për kontributin e znj. Dushe Prelvukaj – Vezaj, me rastin e pensionimit të saj.

Ajo u shpreh mirënjohëse për këtë organizim të Sindikatës së Universitetit. Urimet e saj ishin që të gjithë punonjësit të gëzojnë shëndet të plotë dhe arritjen e pensionit pran familjeve të tyre.

Znj. Prelvukaj – Vezaj së fundi ka qenë Drejtore e Bibliotekës Universitare të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, e cila ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ngritjen e këtij universiteti duke ushtruar funksione të rëndësishme që nga themelimi.

Ajo ka kontribuar shumë për arsimin në komunën e Prizrenit duke qenë arsimtare e drejtoresh shumëvjeçare  e shkollës në fshatin Zhur, gjatë kohës së sistemit paralel në vitet e 90-ta.

Znj. Dushe Prelvukaj – Vezaj ka ushtruar edhe funksione tjera publike të rëndësishme.

Me rastin e pensionimit të sajë, Sindikata i bëri disa dhurata simbolike që t’i ketë kujtim nga stafi i Universitetit.

Urojmë që kolegia jonë të gëzojë pensionimin me familjen e sajë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika