LAJME

Pensionohen Salajdin dhe Kadri Badallaj, profesor të shkollës “Ymer Prizreni” në Prizren

Pensionohen Salajdin dhe Kadri Badallaj, profesor të shkollës “Ymer Prizreni” në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Janar 2024, 20:36

Salajdin dhe Kadri Badallaj, profesor të Shkollës së Mesme të Lartë “Ymer Prizreni” në Prizren sot përmes një ceremonie të organizuar nga kolektivi i shkollës kanë zyrtarizuar pensionimin e tyre.

Ata u nderuan me mirënjohje për kontributin e tyre në profesionin e arsimit gjatë gjithë këtyre viteve ku edukuan shumë gjenerata.

Salajdin e Kadri Badalli mbi 35 vite i shërbyen misionit të shenjtë të profesorit, e ku ishin pjesë e plejadës së artë të mesimdhenesve të viteve të qëndresës nëpër shtëpi shkolla për 9 vite (1990-1999).

Salajdini gjatë kesaj kohe si person multi-dimensional pjesë edhe e Shoqates “Nena Tereze” perkrah Heroit Remzi Ademaj, Këshillit për vet-financim, inspektor i tregut dhe së fundmi Koordinator për Cilesi në Shkollen e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika