- Reklama -

Pensionistët më s’kanë nevojë të dëshmojnë se janë gjallë

Pensionistët nuk duhet të paraqiten çdo gjashtë muaj në autoritetet shtetërore për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që t’u vazhdohet pensioni. Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme që ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ që përcaktonte rregullin.

Vendimi është marrë si bazë mbi padinë e E.Sh..

- Reklama -

Në vendim theksohet se Ministria është e obliguar që të monitorojë nëse pensionisti është gjallë. Pra autoritetet janë përgjegjëse të parë e jo qytetari. Si rrjedhojë e vendimit, pensionistët nuk mund të penalizohen nëse nuk paraqiten.

“Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata Supreme konstatoi se paragrafët ku parashihen pasoja për pensionistët, siç është ndalimi i pensionit, nuk janë në harmoni me ligjin dhe si të tillë janë të paligjshëm. Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar, Ministria obligohet që të monitorojë burimet ekzistuese të informatave me qëllim të identifikimit të pensionistëve që kanë vdekur. Pra, përgjegjësia e parë për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit është e vetë organit publik dhe jo e qytetarit. Kjo dispozitë krijon detyrimin që Ministria të shfrytëzojë çdo mekanizëm administrativ dhe çdo burim zyrtar të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese ndaj pensionistit. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit”, thuhet në njoftim të Supremes të mërkurën.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme i ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar paragrafin 2 të nenit 4. Çka thotë ky paragraf:

“Shfrytëzuesit e pensionit janë të obliguar që të lajmërohen personalisht çdo 6 muaj përkatësisht 180 ditë, në zyrat me të afërta të Departamentit të Pensioneve.”

Po ashtu janë suspenduar paragrafët 1, 2, 3 dhe 4, të këtij udhëzimi. Çka thonë këto paragrafë:

“1. Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar në nenin 4 paragrafin 2 të këtij udhëzimi, suspendohet përkohësisht nga pagesa e mëtejme e pensionit.

2. Pensionisti që është suspenduar sipas paragrafit 1 të këtij neni, i vazhdohet pagesa e pensionit, nëse pensionisti lajmërohet në zyrën përkatëse pensionale, brenda tre (3) muajsh nga data e suspendimit.

3. Në rast se pensionisti, lajmërohet brenda tre (3) muajve nga data e suspendimit, duke llogaritur muajin e lajmërimit, Departamenti i Pensioneve, përkatësisht zyra e pensioneve, është e detyruar të ia paguaj pensionet e papaguara maksimalisht për tre (3) muaj.

4. Në rast se pensionisti, nuk lajmërohet në afat prej tre (3) muajsh apo nëntëdhjetë (90) ditë, nga data e suspendimit, kërkesa e tij konsiderohet si riaplikim ndërsa pagesa do të rrjedhë nga dita (muaji) e paraqitjes së kërkesës.”/koha

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort