LAJME

Pengoi zyrtarët policorë gjatë detyrës, shoqërohet në polici shtetasi serb

Pengoi zyrtarët policorë gjatë detyrës, shoqërohet në polici shtetasi serb
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Gusht 2026, 08:47

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në polici në Leposaviq pasi pengoi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai u lirua në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në mesditën e së dielës.

“Është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë për shkak se i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika