Pediatri kosovar, Gëzim Xharra ka thënë që vendosja e foshnjës në djep është një akt dhune. Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se në vendet e perëndimit, fëmijët mund t’i merren familjes për këtë veprim.
“Ky veprim i joni ka qenë traditë edhe tek shumë popuj të tjerë që më kohë e kanë larguar. Për shembull një gjë e tillë me ndodhë në botën perëndimore merret si abuzim i rëndë i fëmijës dhe është shumë vështirë që ti me kalu dhe me e mbajt atë fëmijë në atë familje, sepse menjëherë ta merr shteti”, ka thënë ai.
Ai ka kritikuar edhe lidhjen e foshnjës gjatë kohës sa qëndron në djep. Ai tha se me shkundjen e djepit truri i fëmijës mund të dëmtohet.





