LAJME

Peci viziton fermerët, thotë se do t’i mbështesin bujqit që punojnë tokën

Peci viziton fermerët, thotë se do t’i mbështesin bujqit që punojnë tokën
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2023, 15:57

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi fermerët Gazmend dhe Ridvan Emini nga fshati Ribar i Vogël i komunës së Lipjanit, të cilët konsiderohen shembull pozitiv i kontributit për atdheun, pasi gjithë investimin nga puna në mërgim e kanë investuar në Kosovë, duke ngritur fermën në të cilën mbarështojnë e rrisin nga 150 deri në 400 viça për majmëri.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci i përgëzoi vëllezërit Emini për punën dhe kontributin e tyre dhe të njëjtit i njoftoi me risitë e Programit për Pagësa Direkte për këtë vit, duke thënë: “Duhet ta theksojmë se Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2023, përmes Udhëzimit Administrativ qartëson dedikimin e këtyre mjeteve financiare, për bujqit që punojnë tokën, edhe në rastet kur atë tokë e marrin me qira. Thënë ndryshe mbështetja financiare është e dedikuar për bujqit që investojnë djersë e mund e jo për pronarët e tokave / qiradhënësit ”, theksoi Ministri Peci.

Në komunikatën për media thyhet se ajo çka i veçon Gazmendin e Ridvanin në këtë aktivitet blegtor është vendimi që së bashku nga Zvicra, të investojnë në vendlindje me një infrastrukturë të kompletuar bujqësore, në shtallë moderne sipas standardeve e mekanizëm bujqësor. Krahas aktiviteteve në fermë, njëherit kultivojnë rreth 100 hektarë me grurë e misër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika