- Reklama -

Peci: Sulmi në Banjskë, tipik ushtarak dhe i financuar mirë

Zyrtari policor, Elez Peci, ka rrëfyer para trupit gjykues ngjarjen e natës së 24 shtatorit në Banjskë, ku ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se sulmi i parë ishte përcjell me detonim të fuqishëm “saqë ma ka humbur edhe balancën”. Sipas tij, pas detonimit kanë pasuar të shtëna me armë zjarri, me kalibra të ndryshëm.

- Reklama -

Dëshmia e plotë e Elez Pecit:

E nderuara gjykatë, jam shumë i lënduar shpirtërisht me humbjen e heroit kombëtar Afrim Bunjaku. Normal atë natë nuk kam pas lëndime nga të shtënat me armë zjarri, por shpirtërisht dhe emocionalisht po dhe e ndiej veten te lënduar. Më 23 shtator 2023, ndërrimin e kem filluar në ora 19. Plani operativ ka qenë 12 orësh për shkak të situatës. Nga ora 19 deri në 7:00 në mëngjes. Si çdo herë rreshteri e ka ba orarin se ku kush punon. Si zakonisht kem filluar me patroll, lëvizjet kanë qenë të kufizuara, arsyet dihen, rrezik. Deri në 2:00 kem qenë në komunë të Zveçanit, bashkë me Fahri Shalën. Rreth orës 2:00 jem kthyer në stacion, rreth orës 2:30 nga radiolidhjet është njoftuar dhoma komanduese nga njësia NNJSH, se në fshatin Banjskë saktësisht mbi urë janë vendosur dy kamionë. Është bllokuar rruga ma saktësisht ura, të cilat kamionë janë me rërë, pasi që Banjska i përket stacionit policor Zveçan, rreshteri i ndjerë Afrim Bunjaku, na ka ftuar mua, Fahri Shalën dhe Sadat Dushin. I kemi vendos antiplumbat, helmetat, i kem vendos pajisjet policore. Kem njoftuar kontrollin dhe dhomën komanduese se jemi në drejtim të Banjskës. Unë kam qenë në automjet me rreshterin Afrim Bunjakun, kurse veturën tjetër Fahri Shala dhe Sedat Dushi, duke shkuar në fshatin Joshovil të Zveçanit, e kem pa një automjet golf 3. Fahria ka qenë mbrapa, Fahria më ka thirr mua dhe ka thanë: A e ndalim. E kemi ndal automjetin e kem kërkuar dokumentacionin, në karrige të pasagjerit e kem gjetur një antenë të radiolidhjeve të policisë, mirëpo pasi personi nuk ka qenë në listë, kem vazhduar në Banjskë. Ne si zyrtar policor e kem pas rreshterin, ai ka vendos, e kem konfiskuar antenën dhe të dhënat e personit i kem marr. E kem verifikuar në bazë, personi s’ka qenë i kërkuar. Kem vazhduar në drejtim të Banjskë.

Kur jemi shkuar në Banjskë, pa u afruar te kamionët, afër 20 metra, i kem parku automjetet, automjeti im mbrapa, i Fahrisë para ka dalë. Avni Shala dhe Halim Behrami kanë qenë edhe kur e kem ndal golfin, kur i kem ndal automjetet, kemi vazhduar në drejtim të kolegëve tonë, të cilët kanë qenë të monitoruar situatën. E kom vërejtur që diçka s’është në rregull, fshati në terr, drita shumë pak, kurse rruga ku jem kanë na, shumë ndriçim i fortë, kur jem ofruar te kolegët e tanë. Unë kam thënë koleg po shpërndan se mund të jetë kurth. Prapa meje ka qene Saditi, në anën e majtë, ka qenë i parkuar një kamion i gjelbër, te lumi i Banjskës. Unë jam mbështet te motori, Sedatit i kam thënë përcjelle rrugën e Izvorit. Në atë moment ka ndodh një detonim shumë i fortë, saqë ma ka humb edhe balancën. E kam marr veten në moment, detonimi ka qenë me shtëna armësh, kalibrave të ndryshëm, unë i përkas gjeneratës së mesme të Jugosllaviseë. Kalibrat i njoh. Ka formë të shtënave të armësh në formë të hënës, nga shkolla ana e djathtë deri te hoteli, tash ku është Posta e Kosovës. Për shembull në pjesën ku kam qenë unë ka qenë lumi, në anën tjetër të lumit kanë qenë rrathë e gypa të betonit, e prej asaj pozite kanë gjuajt në drejtim tonë. Në atë pjesë ka pas pjesëtarë (sulmues), distanca 10-15 metra. Po ka pas edhe te manastiri lart atje, ku edhe dëshmitë janë gjetur.

Gjykatë e nderuar, momentin kur jem sulmuar, unë thash e kam marr veten, përvoja e luftës, sakrificat na kanë bërë më të fortë dhe kam filluar me mbrojt veten dhe kolegët e mi, duke shti në drejtim të terroristëve. Mirëpo ishim të pabarabarte, si në numër edhe në armatim.

Toyota e NNJSH ka qenë shumë afër, Mirsadi ka ardhur te unë dhe më ka thënë koleg e kanë plagos rreshterin. E shihnim krejt se shumë afër, po ndihëm m’i dhëne e pamundur. Më ka thënë po shkoj po e ndezi veturën time, mirëpo për fat keq nuk ka ndez. Mirëpo unë kam qenë i përqendruar në drejtim të sulmuesve. E kam dëgjuar zërin dhe m’ka tregu që vetura s’po ndizet, pasi që ai ish afruar në drejtim të veturës tonë. Për fat të mirë, i lashë çelësat e veturës dhe xhamin e çela dhe e kam njoftuar që Mirsad, nëse mundesh te vetura jonë, është çel dhe çelësat janë në kerr. Edhe e ka pru veturën në drejtim të Izvorit dhe ka kerkuar ndihmën tonë, se rreshteri ka qene goxha në peshë. Fahri Shala më ka thënë ‘Elez a po del ndihmoj, unë po ju mbroj sa të mundem’. Po komunikonim me zë, Kam dal unë dhe aty vdekja shihej me sy. Unë kam shkuar, jam hy prapa në veturë, jam munduar prej lart me tërheq po s’kam mund. Atëherë kam dal jashtë dhe e kam ngritur rreshterin në gju dhe e kam tërheq. Ia kom shti duart me tërheq nën krahë. Fillimisht i kem thyer dritat se ka qenë shumë dritë dhe kolegu Fahria ka thanë m’i thye dritat para se me dal. Kur i kom shti duart nën krahë, m’u kanë nxeh duart, e kom dit që gjak dhe i kam larguar kam thanë mos p’e lëndoj. Atëherë plumbi jon…Dhe e kam tërheq deri te dera e automjetit, te dera nuk kam mund se isha edhe me pajisje. Kam menduar që ka qenë Albani, po një koleg na ka ndihmuar dhe e kam tërheq në kerr. Kur e kam shti mbrapa deri në fund dhe antiplumbi t’u e tërheq dhe ia kom largu prej trupi krejt. E kom gjuajt antiplumbin në kerr, e kam mbyll derën dhe jam hy te pasagjeri, kurse Mirsadi te shoferi. Të shtënat nuk janë ndal asnjë  moment. Derisa u sill në drejtim të Mitrovicës dhe Mirsadi ka thanë ‘ma shpërthyen gomën’.

E nderuara gjykatë, sulmi që ka ndodh ndaj nesh, është sulm tipik ushtarak, i trajnuar fort mirë, nuk jam ballafaquar ashtu në jetën time, e besa i financuar shumë mirë. Dhe ai armatim nuk mundet m’u ble në treg.

Siç thash më herët që punoj në Zveçan nga 2011-a, personat si Radoiçiqi janë në pjesën veriore, kanë qenë gjithçka. Ata kanë pasur aq strukturë të organizuar, si çdo here kanë qarkulluar me përcjellje të vet.

Sa herë të ka nevojë për të dëshmuar, jam i gatshëm dhe vij.

Më pas, Peci u pyet nga avokati i Vlladimir Toliqit, Millosh Deleviq se a e dinë me çfarë arme ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, derisa iu përgjigj se “unë s’jam ekspert i armëve, veç qysh ka vdekur, më së miri i tregon obduksioni”.

“Ju keni përmendur një bombë të montuar, pse keni thënë kështu”, pyeti avokati Deleviq, derisa Peci shtoi se prapa kamionit të gjelbër kishte eksploziv.

“Atëherë kam thënë se tash po them. Prej çfarë ka vdekur rreshteri, nuk e di. Mirëpo, prapa kamionit të gjelbër është një pllakë për reklama. Mirëpo, afër saj ka qenë mjeti eksploziv dhe aty ka kërcitur dhe aty ka ndodhur detonimi se është vërejtur”, ka thënë ai./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort