- Reklama -

Peci optimist se në javët në vazhdim do të ketë Kuvend të konstituar

Bashëkryetari i Listës GUXO, Faton Peci, ka thënë se në takim me liderët e partive pati diskutime konstruktive nga disa akterë dhe u shpreh optimist se në javët në vazhdim do të ketë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit.

“Duhet të vazhdojmë me tentativa të radhës në mënyrë që në javët e vazhdim të kemi Kuvend të konstituar.  Ka pasur diskutime pozitive nga disa akterë. Nga natyra jam optimist se do të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Peci.

- Reklama -

Ai bëri të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dy propozime, “të cilat do t’i tregojë vetë në konferencë”. Peci tregoi edhe një propozim që e ka dhënë vetë.

“Kam pasur propozim, të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve. Të kemi pako të marrëveshjes dhe jo pako të votimit të kryetarit dhe nënkryetarëve. Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk mund të tjetërsohet. Kryeministri në detyrë ka legjitimitetin më të madh. Në funksion të kësaj, të gjitha partitë duhet t’i thirrin arsyes”, shtoi ai.

E udhëheqësja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pretendimi i opozitës se votimi i fshehtë shkel Kushtetutën është i pasaktë.

“Në asnjërin nga paragrafët nuk është e specifikuar se mbarëvajtja e seancës konstituive ka shënuar shkelje kushtetuese”, ka thënë ajo./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort