Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po merr pjesë në hapjen e Panairit të 59-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA 2021, i cili është hapur sot dhe po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë. Pjesëmarrës në hapjen e këtij panair, krahas përfaqësuesve të shteteve tjera, ishte edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Ministri Peci ka vlerësuar se pjesëmarrja në panaire të tilla duhet parë edhe si mundësi e mirë për agrobizneset vendore pasi që ato mund të krijojnë partneritete të reja me agrobiznese të vendeve të ndryshme të regjionit e më gjerë.




