- Reklama -

Peci: Fermerët për herë të parë po fitojnë grante pa dhënë ryshfet

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se për gjatë dy vjetëve qeverisje kanë realizuar shumicën e premtimeve që kanë dhënë.

Ai ka thënë se këtë dikaster e ka gjetur gjendje shumë të rëndë, kur për vite të tëra është degraduar.

- Reklama -

“Ministria ishte shndërruar në një institucion ku grupe të caktuara thjeshtë abuzonin në mënyrë flagrante me paranë publike dhe dëshmitë e të arrestuarave që janë në gjykata e dëshmojnë më së mirë gjendjen në të cilën ka qenë”, ka thënë Peci.

Ai ka thënë se edhe fermerët me të cilët ai ka kontakte e pranojn se është hera e parë që ata marrin grante pa dhënë ryshfet.

Ministri ka thënë se falë menaxhimit të mirë të parasë publike kanë fituar besimin edhe të institucioneve ndërkombëtare, dhe si rezultat i kësaj deri në fund të muajit prill do të nënshkruajnë marrëveshje me dy institucione në vlerë më nga 20 milionë euro, ku do të investohet në dy projekte.

“Deri në fund të muajit prill Ministria e Bujqësisë do të shkruaj marrëveshje edhe me dy institucione ndërkombëtare në të cilën do të marrim edhe 20 milionë euro shtesë. Njëri nga projektet që do të financohet do të jetë edhe investimi në zgjerimin e sipërfaqeve për ujitje dhe projekti tjerët do të jetë në fushën e eko-truizmit dhe agro -turizmit që është një fushë shumë e rëndësishme”, ka thënë Peci. /teve

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort