I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka deklaruar se përkrah rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Britania është në bisedë të vazhdueshme me të dyja palët në lidhje me dialogun.
“Mbështesim fuqishëm rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Në këtë moment ne vazhdojmë të mbështesim thirrjet e Bashkimit Evropian për depërshkallëzim. Këtë e kam bërë vetë gjatë vizitave të mia dhe e theksoj edhe një herë se sa urgjente është të vazhdojmë me dialogun. Në historinë tonë dhe në përvojën time gati gjysmë shekullore në ushtri, është gjithmonë mirë të flasësh”, tha Peach për N1.





