Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shtruar sot iftar për delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Bashke me Krasniqin shihen edhe zyrtarë të tjerë partiak.
Kreu i PDK-së ka thënë se muaji I Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
“Sot, sipas traditës, pritëm në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu, Naim Tërrnava. Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si shoqëri. Muaji i bekuar i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm bukën, por edhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Uroj që ky muaj të ketë sjellë paqe, begati dhe harmoni për çdo familje!”, ka shkruar, Krasniqi