LAJME

PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Manovër politik e VV-së

PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Manovër politik e VV-së
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Prill 2026, 11:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të propozojë emra për president, pas ofertës së Vetëvendosjes që PDK-ja dhe LDK-ja të nxjerrin tre emra për kandidatë për president.

Propozimin e ri të VV-së, ai e ka quajtur manovër të kryeministrit Albin Kurti.

“Ne jemi parti të ndryshme. PDK-ja e LDK-ja janë subjekte në vete. AAK-ja është në vete. S’e ka ftuar fare. Me LDK-në ka tjera oferta, me PDK-në kemi diskutuar për presidentin. S’është çështje e rehatimit të individit, por çështje serioze që ka mundur të diskutohet në tavolinë kur ishim bashkë, por s’ka pasur seriozitet nga VV-ja e s’ka as tash”, ka thënë Hamza.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika