LAJME

PDK propozon 9 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

PDK propozon 9 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2024, 21:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka propozuar 9 qershorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”, ka thënë Krasniqi në T7.

“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.

Të mërkurën e 27 marsit, PDK-ja e ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika