- Reklama -

PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga Kurti për fabrikën e prodhimit të dronëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj ka kërkuar hetim institucional për pretendimet mbi dronët dhe transparencë të plotë për fabrikën e municionit, pas raportimeve të mediave lidhur me vërtetësinë e pamjeve të publikuara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.

Kabashi-Ramaj duke thënë se ky “mashtrim publik” është problem institucional dhe i sigurisë kombëtare, theksoi se qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën, sipas saj.

- Reklama -

“Gjatë fushatës zgjedhore, ish-kryeministri Kurti promovoi publikisht edhe përmes vizitës atë që u paraqit si fabrikë e prodhimit të dronëve ushtarak në Gjilan, duke lënë të kuptohet se në Kosovë po prodhohen dronë dhe kapacitete të avancuara teknologjike për siguri”, theksoi ajo.

“Prodhimi i dronëve nuk është aktivitet simbolik apo promovues. Ai kërkon infrastrukturë të certifikuar, personel të specializuar inxhinierik, protokolle të sigurisë dhe mbikëqyrje shtetërore, licenca e autorizime të qarta ligjore, testime të shumta teknike dhe operative. Asnjë prej këtyre nuk mund të zëvendësohet me video promocionale apo me montazh vizual. Prodhimi real i dronëve është proces i gjatë, i verifikueshëm dhe i dokumentuar, jo diçka që imitohet për kamera. Kur një kryeministër paraqet si kapacitet shtetëror diçka që nuk ka kaluar këto faza themelore, problemi nuk është vetëm etik. Problemi është institucional dhe i sigurisë kombëtare. Prandaj kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë që të verifikojnë këtë mashtrim publik, keqpërdorim institucional dhe trajtim serioz në deklarimet e rreme në një sektor jetik për shtetin”, kërkoi më tej Kabashi-Ramaj.

Ajo tha se siguria kombëtare e Republikës së Kosovës nuk duhet të jetë material për video promovuese, montazh, shfaqje për kamera e as pronë që nuk është pronë e një qeverie apo kryeministri.

“Situatë të ngjashme nga ish-kryeministri kemi pasur edhe me deklaratat për fabrikën e municionit, por asnjë qytetarë nuk ka parë plan të qartë, partneritet industrial të certifikuar, standarde të sigurisë dhe cilësisë, apo afate të besueshme dhe të verifikueshme”, theksoi deputetja e PDK-së.

Kabashi-Ramaj tha se shtyllat e sigurisë së shtetit të Kosovës kanë qenë dhe duhet të mbeten ndërtimi gradual i kapaciteteve reale dhe të verifikuara të mbrojtjes, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësimi në NATO dhe bashkëpunimi i thellë me vendet aleate.

“Kapacitetet reale të mbrojtjes përfshijnë forcimin profesional të FSK-së, planin 10 vjeçar për transformim duhet ta përfundojnë mbrojtjen ajrore dhe kundër – dronëve në koordinim me aleatët tanë, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si dhe qëndrueshmërinë shtetërore ndaj krizave”, shtoi ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort