Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet të mblidhet sot në orën 16:00, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë çështja e rikthimit të Fatmir Limajt në strukturat zgjedhore të partisë dhe përfshirja e tij në listën për deputetë.
Kështu është raportuar nëpër media, derisa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar. Fatmir Limaj, të premten, i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përmes së cilës ka kërkuar që të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë pa asnjë kusht.![]()





