Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, përmes një komunikate për media, ka reaguar në lidhje me keqmenaxhimin financiar dhe dështimin për shfrytëzimin efikas të buxhetit komunal nga VV-ja dhe Kryetari Haskuka.
Qytetit të Prizrenit dhe qytetarëve tanë përveç uljes së kualitetit të jetës, degradimit të jetës publike, kulturore, artistike dhe qytetit të ngelur prapa e të pazhvilluar, poashtu për 4 vite i’u është mohuar shfrytëzimi i buxhetit të komunës, VV-ja me Mytën kanë kthyer në Prishtinë për 4 vite rreth 30 milion EURO suficit buxhetor. Përveç kësaj në media të ndryshme po qarkullojnë lajme se suficiti buxhetor për 4 vite mund të jetë 40 milion Euro por për shkak të jotransparancës që e karakterizon qeverisjen lokale në Prizren, nuk ka informata të sakta dhe precize.
Vetëvendosja në krye me Z. Haskuka kanë ardhur në pushtet duke proklamuar ndryshimin dhe po vazhdojnë të fokusojnë gjithë daljet e tyre publike dhe fushatën në emër të ndryshimit, ndryshimi në Prizren është fakt që ka ndodhur, por NDRYSHIM NEGATIV; degradim, dështim dhe dëmtim i imazhit të qytetit tonë historik, mbi të gjitha dhe mohim i shfrytëzimit të afër 30 milion EURO-ve të komunës që i’u takojnë qytetarëve të Prizrenit.





