- Reklama -

PDK në Prizren reagon pasi Kurti e quajti Prizrenin “kryeqytet të furrtarëve, pekmezit të dardhave dhe ambëltoreve të goranëve”

Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Kurti, gjatë prezantimit të programit qeverisës, ku sipas tyre u shpreh për Prizrenin si “kryeqytet të furrtarëve, pekmezit të dardhave dhe ambëltoreve të Goranëve”.

PDK theksoi se “Prizreni nuk është vendi i batutave të pakripë të kryeministrit, por një qytet që ka dhënë aq shumë për kulturën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar.

- Reklama -

“Kryeministri Kurti paska zgjedhur humorin si “program qeverisës,” por këtë herë e ka kthyer në një farsë ofenduese për Prizrenin dhe qytetarët e tij! Në fjalimin e tij, ndër të tjera, Kryeministri pati guximin ta quante qytetin e Lidhjes pra Prizrenin “kryeqytet të furrtarëve, pekmezit të dardhave dhe ambëltoreve të Goranëve.” Në vend që ta nderonte Prizrenin si Kryeqytetin Kulturor të Kosovës, ai vendosi ta trajtojë me batuta të pahijshme. Furrtarët e Prizrenit? Po, ata janë simbol i punës së ndershme dhe traditës që ka ushqyer çdo kënd të Kosovës. Pekmezi i dardhave? Ai është një krenari e gastronomisë tonë që shijon secili që viziton qytetin. Por Kryeministri duket se nuk e kupton se këto elemente janë pasuri, jo objekt talljeje. Prizreni nuk është vendi i batutave të pakripë të Kryeministrit, por një qytet që ka dhënë aq shumë për kulturën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Nuk ka nevojë për batuta ofenduese për të tërhequr vëmendjen. Prizreni është Kryeqyteti i Kulturës, jo i talljeve politike!”, shkruan PDK në Prizren në Facebook, raporton TV Prizreni.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort