Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, njofton se shpreh mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Mbrojtja e së vërtetës për luftën tonë është një detyrim shtetëror dhe moral

Sipas PDK-së, kjo protestë është një reagim i drejtë qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, të familjeve të tyre dhe të vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
“Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri. Mbrojtja e së vërtetës për luftën tonë është një detyrim shtetëror dhe moral. Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre” – shkruan PDK.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Automjeti godet për vdekje biçiklistin 78-vjeçar në Prizren

Numërohen 70% e votave, këta janë kandidatët më të votuar në katër subjekte politike

Në maj 2026, çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 6.8% krahasuar me majin 2025

