Partia Demokratike e Kosovës, është duke mbajtur aktualisht mbledhje të kryesisë së partisë, ku po diskutohet përfshirja e Nismës Socialdemokrate, në një koalicion parazgjedhor, shkruan Gazeta Blic.
PDK mban mbledhje të kryesisë për të vendosur rreth koalicionit me NISMA-n Socialdemokrate

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.Ai thotë sapo të kryhet mbledhja do dihet diçka.
“PDK është në mbledhje të kryesisë dhe të them të drejtën nuk ka ende konfirmim zyrtar. Sapo të kryhet mbledhja e kryesisë besoj se do të dimë diçka”, deklaroi Hoxha për Gazeta Blic.Në anën tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se pret ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për koalicion parazgjedhor.“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, u shpreh Limaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Konjufca: Shteti i Kosovës do t’i mbështesë krerët e UÇK-së në procesin e apelit në Hagë

Spitali i Prizrenit dhe Shoqata “Gratë Burrnesha” diskutojnë për mbështetjen e grave të prekura nga kanceri

