LAJME

PDK kërkon themelimin e komisionit hetimor parlamentar ngritjen e çmimit të rrymës

PDK kërkon themelimin e komisionit hetimor parlamentar ngritjen e çmimit të rrymës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2022, 13:09

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar propozimin e themelimit të një komisioni hetimor parlamentar për të trajtuar çështjen e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ata besojnë që procesi i rritjes së çmimit të energjisë është shoqëruar më shumë parregullsi.

“Ky proces besojmë që është shoqëruar me shumë parregullsi dhe konsiderojmë që është e rëndësishme të themelojmë një komision hetimor që nxjerr në pah gjitha zhvillimet që kanë quar deri te ngritja e çmimit të energjisë elektrike.

Nuk kemi pa që ka ndodh ngritja e pagave dhe nuk shohim që do të ndodh një gjë e tillë dhe rritja e çmimit të energjisë është e pa përballueshme”, ka thënë Tahiri.PDK javën e kaluar ka njoftuar se ka iniciuar padi ndaj ZRrE-së në Gjykatën Themelore si dhe kanë njoftuar që për këtë çështje do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika