Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot (11 nëntor) ankesë zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës.
Sipas njoftimit të PDK-së, ky veprim është kryer në përputhje me ligjin dhe me qëllim të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor dhe të votës së lirë të qytetarëve, përcjell Telegrafi.
PDK thekson se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore, për të siguruar që rezultati përfundimtar të reflektojë vullnetin real të qytetarëve të Mitrovicës.
“Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar. Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj”, thuhet në njoftim.
Ky hap i PDK-së vjen në kontekstin e përkujdesjes për procesin zgjedhor dhe sigurinë e votës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe monitorimit të rreptë të zgjedhjeve.
