Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga formimi i Komisionit Hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.
Sipas Tahirit, Komision Hetimor duhet të ketë edhe në rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar.
“Seanca e re do të mbahet ditën e enjte prej orës 10:00. Sa i përket angazhimit tonë, ju e din që kemi ngritë një çështje për të cilën, ministrja e Drejtësisë po i iki kësaj. Ne jemi ngritur disa pyetje për humbje e mostrave të Astrit Deharit. Propozimi jonë për formim e Komisionit Hetimor, për humbje e këtyre mostrave. Ajo është në seancën e vazhdimeve dhe nëse Kuvendi do të hezitoj ne do të iniciojmë me mbledhjen e nënshkrimeve duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme”.
“Ky komision do të zbardh shumë çështje që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Javën e kaluar jemi njoftuar edhe me një ngjarje ambalazhuesve të ujit, çështja e përllogaritjeve të ambalazhuesve të ujit. Kjo çështje duhet të trajtohet përmes Komisionit Hetimor. Qysh është e mundshme që dhjetëra milionë euro të reduktohen. Këtu kemi të bëjmë edhe me një abuzim penal”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.