Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas tërheqjes së shortit në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku u përcaktuan numrat rendorë të partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
PDK në këto zgjedhje do të garojë me numrin 125.
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se numri 125 përfaqëson qytetarët që vazhdojnë të besojnë se Kosova ndërtohet “me urtësi, me punë dhe dinjitet”, duke theksuar synimin për rikthimin e seriozitetit dhe besimit në vend.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.