LAJME

PDK-ja dhe AAK-ja akuzojnë Kurtin se e ka dobësuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare

PDK-ja dhe AAK-ja akuzojnë Kurtin se e ka dobësuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shtator 2026, 13:11

Deputetët e ish-partive opozitare kanë kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe qeverisjen e tij se e ka shtyrë Kosovën në regres.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mungesa e stabilitetit të brendshëm politik është reflektuar drejtpërdrejt edhe në pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoxhaj ka deklaruar se Kosova që nga viti 2019 nuk ka treguar, sipas tij, vullnet dhe ambicie të mjaftueshme për të avancuar pozitën e saj ndërkombëtare.

“Politika e jashtme është veç zgjatim i politikës së brendshme. Nëse s’ka politikë të brendshme, s’ka as politikë të jashtme. Të gjitha qeveritë nga 2019-ta nuk kanë treguar vullnet, interes dhe ambicie politike për të marrë njohje, për të marrë anëtarësime në organizata ndërkombëtare, për ta fuqizuar raportin tonë me SHBA-të, për ta marrë statusin e kandidatit”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo situatë ka bërë që Kosova të mbetet pa një politikë të mirëfilltë të jashtme.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika