Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në kërkesë theksohet se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.
Në letrën e PDK-së gjithashtu theksohet rëndësia e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës PDK ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ, si dhe ruajtja e parimeve të barazisë dhe balancës mes subjekteve politike.






