Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar deputeten Adelinë Grainca.
“Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Komunikata e plotë:
Komunikatë për media
Prishtinë, 4 prill 2021 – Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.
PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.