LAJME

PDK e LDK kundër Projektligjit për pagën minimale, shkak mospërfshirja e kategorive

PDK e LDK kundër Projektligjit për pagën minimale, shkak mospërfshirja e kategorive
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2022, 12:13

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se PDK nuk do të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benificionit në lartësi të pagës minimale, duke thënë se ky ligj nuk prek personat me aftësi të kufizuara si dhe veteranët e luftës.

“LVV nuk ka arritur dot që të ketë një konsultim të mjaftueshëm, dhe të arrij që ajo pagë të jetë konform rritjes enorme të çmimeve. Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që paga minimale të jetë jo më re vogël se 350 euro, dhe ne e kemi parë që paga minimale do të jetë 250 euro, që është një shkelje tjetër e premtimeve të tij. Kategoritë që janë më të ndjeshmet, që kanë kontribut të veçantë në shtetndërtim, por që po ashtu kanë sfida të jetës në rritjen e çmimeve, po shkelen dhe po degradohen, siç është rasti me veteranët e luftës dhe me të verbrit. Ne si parti nuk do të votojmë dhe do të jemi kundër”, tha Lushtaku.

Ndërkohë, Avdullah Hoti nga LDK tha se ky është ndër ligjet më të pakuptimtë dhe më absurdë, për mënyrën e shkrimit dhe prezantimit.

“Janë kategoritë e ndryshme, sociale e pensionale që i lidh me pagën minimale, të ardhurat e tyre lidhen me pagën minimale, kjo është praktikë ndërkombëtare. Ju e targetoni vetëm një pjesë të vogël, që janë punëtorët e sektorit privat. Nuk arrihet qëllimi përmes këtij ligji”, tha Hoti. /Klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika