Home LAJME PDK e çon në Kushtetuese vendimin e qeverisë për pagesën e rrymës në Veri

PDK e çon në Kushtetuese vendimin e qeverisë për pagesën e rrymës në Veri

0
PDK e çon në Kushtetuese vendimin e qeverisë për pagesën e rrymës në Veri

Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e qeverisë dhe Listës Serbe për t’i ndarë 11 milionë euro për rrymën e shpenzuar në veri.

Ka qenë deputetja Blerta Deliu-Kodra ajo që e ka dorëzuar këtë kërkesë për t’u vlerësuar kushtetueshmëria e këtij vendimi për pagesën e rrymës për katër komunat veriore.

Ajo madje ka potencuar që ky vendim i qeverisë e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.

“Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të parabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të bartabarta dhe të zbatueshmë sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për ata të veriut. Presim që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t’i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit.”, ka thënë Deliu-Kodra.

“Pra, brenda një periudhe 1 vjeçare qeveria e Albin Kurtit i ndau 21 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri të vendit nga qytetarët dhe bizneset atje. Me këto 21 milionë euro, Qeveria ka mundur të blejë vaksinat anti covid për të gjithë qytetarët e Kosovës e jo t’i mbyllë sytë para katstrofës pandemike që ndodhet vendi.”, ka theksuar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here