Partia Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë i ka propozuar sot rezolutë për Kosovën ku i kërkon qeverisë shqiptare të përdorë të gjithë mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të Kombeve të Bashkuara dhe të bëhet anëtare e saj.
PD-ja rezolutë për Kosovën, kërkon anëtarësimin e saj në NATO dhe OKB

PD kërkon nga qeveria shqiptare të ushtrojë influencën e saj që Bashkimi Evropian të finalizojë marrëveshjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërmarrjen e një diplomacie aktive për të bindur vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën, e cila ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendeve anëtare.
PD po ashtu i kërkon Qeverisë shqiptare të influencojë nëpërmjet anëtarësisë në NATO që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politik midis Kosovës dhe NATO-s duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që Kosova të bëhet vend anëtar në Partneritetin Për Paqen dhe të hapet rruga për anëtarësimin e saj në NATO.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

