Kryetari i Lëvizjës “Vetëvendosje” dhe u.d Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme kanë kryer një vizitë në Mitrovicën e Veriut.
Mirëpo, gjatë ditës ata hasën në disa pengesa për shkak që disa serbë tentuan ta ndërprejnë agjendën e tyre.
Lidhur me këtë çështje kanë folur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu, ka thënë se vizita nuk është ndërpre nga askush dhe se është realizuar në tërësi.
“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo vizitë nuk ka qenë e mirëpritur nga strukturat e Listës Serbe që operojnë në atë pjesë.
“Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se z. Kurti e znj. Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”, ka thënë ai.