- Reklama -

Patriarku serb Porfirije nuk lejohet të hyjë as sot në Kosovë

Policia e Kosovës sërish ia ka ndaluar hyrjen patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Porfirije që të hyjë në Kosovë përmes Merdarit, ku ai ishte nisur edhe përkundër njoftimit të MPJ-së se atij nuk i lejohet hyrja pa u distancuar nga dhuna në veri të Kosovës.

I njëjti kishte mësyrë Kosovën edhe ditën e djeshme, por që ishte përballur me të njëjtën përgjigje nga autoritetet e Kosovës.

- Reklama -

Porfirije ka qëndruar për disa minuta në pjesën kufitare që e kontrollon Policia e Kosovës, e më pas është kthyer në Kurshumli, raporton “Kosovo Online”.

MPJD-ja publikoi sot letrën në të cilën tregon arsyen pse Porfirijes nuk po i lejohet hyrja në Kosovë. Aty thuhet se nuk i është refuzuar kërkesa për hyrje, mirëpo kërkojnë nga ai, gjegjësisht nga KOS-i, “të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, shkruan Klankosova.tv.

“Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”.

“Një qëndrim i tillë i institucioneve të Kosovës është determinuar nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës dhe duke përdorur rrugët anësore –sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviq”, thekson MPJD-ja në njoftim.

E patriarku, pak pas orës 14.30 është kthyer nga pika kufitare e Merdarit.

Pas kontrollit rutinë nga policët kufitarë serbë, automobili i patriarkut Portfirije dhe bashkëpunëtorëve të tij është larguar nga kolona, ndërsa udhëtarëve u është thënë “të presin”.

Pas dyzet minutash pritjeje, Porfirijes nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, pas çka ata janë kthyer në Serbi.

Ndërkaq, moslejimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut Porfirije e ka konfirmuar në një prononcim për “Kosovo Online”, edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se “me këtë, dhuna e Kurtit ndaj popullit serb ka marrë përmasa të papara”.

Foto: RTV GRACANICA

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort