Dhjetë persona deri tani kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente si pasojë e lëndimeve nga mjetet prioteknike dhe nga “plumbat qorr”.Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Adem Jaha, i cili tha se një pacient është sjellë në gjendje të rëndë pas goditjes nga plumbi i ashtuquajtur “qorr”.
Ndërsa një tjetër është sjellë me dorë të amputuar si pasojë e përdorimit të mjeteve prioteknike.
Pasojat e festimeve në natën e Vitit të Ri: Një person humb dorën mga mjetet piroteknike dhe një tjetër goditet nga “plumbi qorr”

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.“Fatmirësisht mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime Viti i Ri, por festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

LDK në Prizren diskuton riorganizimin e strukturave dhe rritjen e përfshirjes së të rinjve

Hasani për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”: Po tregohen rrenat e Serbisë, në burgun e Dubravës nuk pa pasur të burgosur të armatosur

