LAJME

Pasi u bë më e votuara në historinë e Kosovës, Vjosa Osmani falenderon votuesit

Pasi u bë më e votuara në historinë e Kosovës, Vjosa Osmani falenderon votuesit
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2021, 19:23

Kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani ka falenderuar 438 mijë e 334 votuesit e listës VV-Guxo.

Ajo thotë se nuk ka përgjejgësi më të rëndësishme se besimi i marrë nga qytetarët.

Ajo thotë se besimin e qytetarëve do ta kthejnë në përfaqësim.

Postimi i saj i plotë:

Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm.

Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes për besimin tuaj, prandaj FALEMINDERIT pafundësisht të gjithë 438 mijë e 334 votuesve të listës sonë të referendumit. Zëri juaj kumboi fuqishëm si kurrë më parë.

Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se sa ky besim i marrë nga secili prej jush, prandaj do të punojmë që ta kthejmë atë në interes e zhvillim të vendit duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim.

Kjo fitore historike, prandaj, më së shumti e mbi të gjitha i takon qytetarëve të Republikës sonë.

Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë…

Posted by Vjosa R. Osmani on E enjte, 4 Mars 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika