- Reklama -

Pasi nuk e kaloi pragun zgjedhor, Limaj: Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi subjekti i tij politik nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor, duke theksuar se nuk kanë asnjë arsye të ndihen të zhgënjyer apo të ulin kokën.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Limaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar çdo votë si të çmuar dhe domethënëse.

- Reklama -

Ai ka theksuar se, pavarësisht rezultatit, Nisma Socialdemokrate mbetet e përkushtuar ndaj vizionit të saj politik dhe besimit se Kosova mund të ecë përpara vetëm përmes bashkëpunimit, pjekurisë politike dhe një vizioni të qartë për të ardhmen.

“Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen”, ka shkruar Limaj.

Sipas tij, gara zgjedhore është zhvilluar në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të madh, ndërsa ka shtuar se ajo që mbetet më e rëndësishme përtej shifrave është mbështetja e qytetarëve dhe vazhdimësia e rrugës politike që kanë ndërtuar.

Limaj ka paralajmëruar se viti i ardhshëm do të jetë një vit pune, organizimi dhe përgjegjësie më të madhe për Nismën, duke nënvizuar se ky rezultat është një etapë që i obligon të jenë edhe më të përgatitur.

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën. Çdo votë është amanet, çdo përkrahës është forcë”, ka theksuar ai.

Në fund të mesazhit, Limaj u ka uruar qytetarëve shëndet, paqe dhe një Vit të Ri me shpresë dhe energji të re, duke ritheksuar se Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë rrugën e saj politike “bashkë dhe me vendosmëri”.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort