LAJME

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, Ambasada e Italisë pret formim të shpejtë të Qeverisë

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, Ambasada e Italisë pret formim të shpejtë të Qeverisë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2025, 15:27

Ambasada e Italisë në Kosovë ka mirëpritur zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, një ditë pas votimit që e vendosi në krye të Parlamentit.

Sipas reagimit të Ambasadës, ata presin me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejt të Qeverisë së re.

“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika